Aksident në Bulgarec të Korçës, makina përplas këmbësorin, në gjendje të rëndë 18-vjeçari

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e ditës së sotme në fshatin Bulgarec të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është një 18-vjeçar. Ai u transportua menjëherë në spitalin e Korçës, ku është nën kujdesin e mjekëve.

Aktualisht mësohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku ndodhet dhe drejtuesi i mjetit.

artikuj të ndërlidhura