Aksident trafiku në rrugën Strumicë-Radovish, humb jetën një person

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 shtator, Zhurnal.mk – MPB njofton se ka ndodhur një askident në trafik në rrugën Strumicë-Radovish në të cilën ka humbur jetën një person.

“Më 28.09.2026, në orën 12:40, në Stacionin Policor Strumicë u njoftua se në rrugën magjistrale Strumicë-Radovish, në segmentin ndërmjet fshatrave Vasilevë dhe Vlladevc, rrethina e Strumicës, një automjet transportues “Ford” me targa të Strumicës, i drejtuar nga S.S. (48) nga fsh. Sushtevë, rrethina e Strumicës, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e lëndimeve të marra, në vendin e aksidentit ka ndërruar jetë shoferi, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore Strumicë. Një ekip i SPB Strumicë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër