Jaupaj në Itali: Angazhim për menaxhim të sigurt dhe të integruar të burimeve ujore

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 29 shtator, Zhurnal.mk – Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj mori pjesën në Takimin e Dytë Ministror për Ujin të Unionit për Mesdheun në Romë, Itali, me ftesë të  Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, dhe Komisioneres Evropiane për Mjedisin, Jessika Roswall.

Takimi, ku morën pjesë përfaqësues të vendeve të rajonit euro-mesdhetar, u fokusua në problematika si thatësirat, përmbytjet dhe ndotja.

Në fjalën e tij Jaupaj konfirmoi angazhimin e Shqipërisë për menaxhimin e sigurt, të qëndrueshëm dhe të integruar të burimeve ujore.

“Përballë ndryshimeve klimatike, përmbytjeve dhe thatësirave, na duhen institucione më të forta, investime dhe bashkëpunim më i ngushtë mes vendeve të Mesdheut”, tha Jaupaj.

Ministri Jaupaj u shpreh se “mbështesim Deklaratën Ministrore për Ujin, si dhe Iniciativën e Romës, si një angazhim konkret mjedisor për rajonin”.

“Shqipëria është e gatshme të punojë me Unionin për Mesdheun, Bashkimin Evropian dhe partnerët rajonalë për ta kthyer këtë angazhim në rezultate konkrete”, tha Jaupaj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër