Aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, një i vdekur

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 7 shtator, Zhurnal.mk – Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, ku janë përfshirë pesë automjete.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:20. Sipas të dhënave paraprake policore, shtetasi Hysen Balla, 45 vjeç, është përplasur me një kamion dhe, si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje.

Pas përplasjes së parë, në aksident janë përfshirë edhe tre automjete të tjera, me drejtues shtetasit G. L., 59 vjeç, dhe J. I., 34 vjeç.

Në këto mjete udhëtonin edhe pesë pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, shtetasja A. V., e cila dyshohet se ka qenë drejtuese e njërit prej automjeteve të përfshira në aksident, është larguar nga vendngjarja.

Ajo është shoqëruar nga Policia për t’u marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Në vendngjarje ndodhen grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë, të cilat po vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të aksidentit, si dhe për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të tij. /tch/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër