Aksion gueril në Shkup: Tavolinë me mish për deputetët, qepë për studentët

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 nëntor, Zhurnal.mk – Me një aksion gueril-urban të quajtur “Kontraste Sociale”, edhe OJQ-të mbështetën studentët dhe luftën e tyre për një standard më të mirë.

Në dy tavolina të ndryshme, me dy menu të ndryshme – atë parlamentare dhe atë studentore – në sheshin e vogël pranë Qendrës Tregtare “Bunjakovec”, grupi “Veprime Artistike Urbane” dëshiroi të tregojë vizualisht pabarazinë në shoqërinë e Maqedonisë.

Siç tregohet, aktivistët e këtij grupi duan të tregojnë, siç thonë ata, se – tavolina studentore, me bukë, ton të konservuar dhe qepë, tregon kufizimet e shumës prej 140 denarësh që studentët marrin si vakt të subvencionuar nga shteti.

Pranë saj, menyja dhe ushqimi i servirur në tryezën e deputetëve ngrenë çështjen e çmimeve preferenciale në bufenë parlamentare dhe pse pikërisht ata që kanë më shumë paguajnë gjithmonë më pak në këtë vend.

Siç thonë aktivistët, kontrasti bardh e zi midis dy tavolinave tregon më së miri se – me 140 denarë nuk mund të sigurosh një vakt studentor të mirë dhe të ekuilibruar nga ana ushqyese.

Ndryshe, studentët kërkojnë që t’u rritet shujta ditore, e cila për momentin është 140 denarë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër