Aksione policore në Manastir, pesë të arrestuar, gjendet drogë, municion dhe armë

Nga Xh M
535 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Manastir, 22 gusht Zhurnal.mk – Policia ka zhvilluar disa aksione të ndara në territorin e SPB-së Manastir, gjatë të cilave janë kryer kontrolle në disa lokacione. Gjatë aksioneve janë gjetur drogë, armë dhe municion, ndërsa pesë persona janë privuar nga liria. Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë bërë të ditura detajet për rastet e veçanta.

Dje, në orën 15:35, zyrtarë policorë nga SPB Manastir kanë privuar nga liria A.D. (20) nga fshati Dolno Orizari, në Manastir. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore në Manastir, është gjetur marihuanë.

Dje, në orën 15:35, në fshatin Breznicë, Komuna e Makedonski Brodit, zyrtarë policorë nga DPB Makedonski Brod kanë privuar nga liria B.M. (46) nga Breznica. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore në Kërçovë, janë gjetur plumba.

Po të njëjtën ditë, në orën 10:35, në fshatin Evla, në rajonin e Resnjës, zyrtarë policorë nga DPB Resnjë kanë privuar nga liria P.T. (55) nga Resnja. Gjatë kontrolleve në shtëpinë e tij në Resnjë dhe në Evla, të kryera me urdhër gjykate, janë gjetur 28 plumba, gëzhoja të shkrepura dhe një pushkë gjahu.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër