Aksioni i koordinuar për pastrimin e hapësirave publike në territorin e komunës së Çairit

Nga Xh M
1,356 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 mars – Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti me bashkëpunëtor, drejtorët e ndërmarjeve publike, punëtorët sezonal, zjarrfikësit dhe qytetarë ka nisur sonte aksionin për pastrimin e mbarë teritorit të komunës së Çairit.

Shfrytëzoj rastin të përshëndes qytetarët e Çairit, jemi bashkë me punëtoret e Higjenës komunale dhe drejtorin, bashkë edhe me punëtorët sezonal të komunës së Çairit në mbështetje edhe nga shoqata e zjarrëfikësve dhe gjithë së bashku sonte do të fillojmë aksionin e pastrimit të komunës së Çairit, pasiqë siç është traditë në familjet tona në prag të festës së Bajramit, pastrohen shtëpitë, pastrohen oboret dhe ne pra po e pastrojmë në mënyrë gjenerale komunën e Çairit ditëve në vazhdim, rrugët dhe rrugicat pastaj edhe Çarshinë e Vjetër, të oboreve të xhamive dhe institucionet tjera publike e shoqërore në kuadër të teritorit të komunës së Çairit. Pra këtu publikisht dua të falenderoj drejtorët e ndërmarjeve publike dhe qytetarët që gjithë së bashkë, u shpreh kështu kryerari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër