Aktakuzë për djegien e automjeteve para Ambasadës së Bullgarisë në Shkup

Nga I.A
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 shtator, Zhurnal.mk – Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”, lidhur me djegien e automjeteve para Ambasadës së Bullgarisë në Shkup.

Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 15 qershor, rreth orës 12:05. I akuzuari dyshohet se ka mbushur një shishe plastike me benzinë në një pikë karburanti pranë Ambasadës, më pas ka spërkatur me benzinë dhe u ka vënë flakën automjeteve të përdorura nga atasheu ushtarak bullgar dhe punonjës të tjerë të Ambasadës.

Pas aktakuzës, prokurori ka kërkuar edhe vazhdimin e paraburgimit, duke vlerësuar se ekziston rreziku që i akuzuari të arratiset dhe të pengojë procedurën penale.

Për veprën penale që i vihet në barrë, sipas Kodit Penal, parashihet dënim me të paktën një vit burgim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër