Aktorja turke, Demet Ozdemir reagon ndaj Londrimit në BBVK: Pëlqen postimin e tij në rrjet

Nga D. V.
613 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shtëpia e Big Brother VIP Kosova ka arritur të tërheqë vëmendjen edhe jashtë kufijve, duke rënë në sy tek yjet e kinematografisë turke.

Së fundmi, aktorja e njohur, Demet Ozdemir, ka bërë një reagim të papritur ndaj banorit Londrim Mekaj.

Gjatë qëndrimit në shtëpi, Londrimi nuk e ka fshehur simpatinë e tij për aktoren turke. Në një moment të kapur nga kamerat, ai i drejtohet në turqisht: Demet Ozdemir, të dua shpirt. Çfarë po bën ti?

Ky moment u shpërnda shpejt nga fansat në platformën X (ish-Twitter), ku përdoruesit bënin shaka se dashuria e Londrimit për aktoren është po aq e madhe sa e publikut.

Ajo që surprizoi më shumë ishte reagimi i vetë Demet Ozdemir. Nga llogaria e saj e verifikuar, ajo i bëri “Like” njërit prej postimeve ku Londrimi i shpreh dashurinë, duke treguar se e kishte parë dhe vlerësuar dedikimin e tij.

Ndjekësit e BBVK nuk e lanë pa vënë re këtë veprim dhe ndanë menjëherë screenshot-et e pëlqimit të aktores.

Ky reagim tregon se jehona e formatit dhe veprimet e banorëve shpesh arrijnë deri tek vetë personazhet e përmendur, duke u kthyer në një nga momentet më të komentuar në rrjet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër