Akuza për ndikim serb në politikë, VMRO-DPMNE dhe LSDM përplasen ashpër

Nga B.M
689 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 janar – Vazhdojnë përplasjet mes pushtetit dhe opozitës për ndikimin e botës serbe në vend. Partia opozitare LSDM ka akuzuar kryeministrin Hristijan Mickoski për ndikime nga Beogradi, pasi po vepron sipas urdhrave të presidentit serb Vuçiq, gjë që sipas tyre, e vë Maqedoninë e Veriut në rrezik regresi dhe izolimi. Një gjë të tillë sipas LSDM-së e konfirmojnë edhe raportime dhe analiza nga mediat evropiane dhe ndërkombëtare për ndikimin e jashtëm mbi vendimmarrjen politike të vendit. Pikërisht për këto çështje sipas LSDM-së zyrtarë amerikanë kanë paralajmëruar edhe zgjerim të listës së zezë.

“Mickoski nuk është një lider i pavarur, por një marionetë nën ndikim të drejtpërdrejtë nga Beogradi, gjë që e vë vendin tonë në rrezik regresi dhe izolimi nga Evropa. Kjo nuk është vetëm një akuzë e jona; këtë e konfirmojnë raportime dhe artikuj të shumtë të mediave evropiane dhe ndërkombëtare. Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi presin emërimin e ambasadorëve të rinj, dhe pritet edhe zbatimi i një politike të re amerikane kundër krimit dhe korrupsionit, me sanksione për liderë të korruptuar. Zyrtarë amerikanë theksojnë zgjerimin e “listës së zezë” për politikanë dhe biznesmenë të përfshirë në korrupsion dhe krim të organizuar”, thonë nga LSDM.

Ndaj akuzave të opozitës ka reaguar partia në pushtet VMRO-DPMNE, sipas tyre, deklaratat dhe analizat e dërguara nga Beogradi, të shkruara nga ish-këshilltari i Zaevit, Bashanoviç, e bëjnë Venko Filipçen si opozitë me ndikim kryesisht në Serbi, dhe jo në Maqedoni. Nga partia në pushtet njoftojnë se nuk ndërhyn në çështjet politike të Serbisë dhe se prioriteti i kësaj partie mbetet gjithmonë interesi i qytetarëve të Maqedonisë.

“VMRO-DPMNE nuk ndërhyn në çështjet politike të Serbisë dhe për ne interesi i vetëm është interesi i qytetarëve maqedonas. Kur lakmia e Zaevit bashkohen me servilizmin e Filipçes, rezultati i një simbioze të tillë është ZaeFçe. Kur kjo simbiozë e re politike ZaeFçe shfaqet në skenën shoqërore në Maqedoni, LSDM e ka bërë veten masë dhe pjatë shërbimi për të gjitha forcat që duan të përfitojnë nga partia për interesat e tyre personale”, thonë nga VMRO-DMPNE.

Nga VMRO-DPMNE përfundojnë duke thënë se Venko me vizë të artë nga Dubai, biznese dhe llogari në Bullgari dhe mentorë politikë nga Serbia, me kujdestar Zaev, nuk mund të jetë e ardhmja e këtij shteti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër