Alarm në Radushë: Zjarri po i afrohet shtëpive, banorët kërkojnë ndërhyrje emergjente nga institucionet

Nga Xh M
628 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 gusht Zhurnal.mk – Një situatë me rrezik të lartë po zhvillohet në fshatin Radushë, ku një zjarr i madh që ka përfshirë malin po vazhdon të përhapet me shpejtësi dhe tashmë po i afrohet zonave të banuara. Përhapja e flakëve ka shkaktuar shqetësim dhe frikë të madhe te banorët e zonës.

Sipas informacioneve nga terreni, deri më tani nuk është parë asnjë ndërhyrje e dukshme apo reagim nga institucionet përgjegjëse për menaxhimin e krizave. Flakët po i afrohen rrezikshëm shtëpive dhe pronave private, duke e bërë situatën kritike.

Banorët e fshatit Radushë apelojnë publikisht dhe kërkojnë me urgjencë nga autoritetet kompetente që të dërgojnë menjëherë ekipet e zjarrfikësve dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për lokalizimin e zjarrit, para se situata të dalë plotësisht nga kontrolli.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër