Alarm nga UNICEF: Mbi gjysma e fëmijëve deri në 6 vjeç në RMV nuk shkojnë në çerdhe!

Nga I.A
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 nëntor, Zhurnal.mk – Më shumë se gjysma e fëmijëve deri në moshën gjashtëvjeçare në Maqedoninë e Veriut nuk ndjekin çerdhet, ka paralajmëruar UNICEF-i, duke kërkuar qasje më të gjerë në edukimin parashkollor cilësor dhe gjithëpërfshirës.

Në Ditën Botërore të Fëmijëve, UNICEF-i theksoi se investimet në zhvillimin e hershëm të fëmijëve janë vendimtare për të ardhmen e tyre, veçanërisht në kushtet e rënies së natalitetit.

Ministri i Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, deklaroi se zgjerimi i qasjes dhe përmirësimi i cilësisë së edukimit parashkollor mbeten ndër prioritetet kryesore të ministrisë.

artikuj të ndërlidhura