Alarmi për bombë në disa institucione, mes tyre SPAK-u, emailet kërcënuese u nisën nga Argjentina dhe Brazili

Nga Xh M
1,229 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 27 gusht Zhurnal.mk – Hetimet për email-et kërcënuese që kanë shkaktuar alarm për bombë në disa institucione të rëndësishme në vend kanë nxjerrë në dritë të dhëna të reja lidhur me origjinën e mesazheve.

Sipas burimeve, është zbuluar se e njëjta përmbajtje kërcënuese është dërguar nga dy adresa të ndryshme email-i. Gjurmët e evidentuara deri në këtë fazë tregojnë se njëri prej email-eve është nisur nga Argjentina, ndërsa tjetri nga Brazili.

Pavarësisht identifikimit të vendeve nga të cilat janë nisur mesazhet, për hetuesit mbetet ende e vështirë të përcaktohet se kush qëndron pas këtyre kërcënimeve dhe nëse dy adresat janë përdorur nga i njëjti person apo nga persona të ndryshëm.

Burimet bëjnë me dije se hetimi po vijon për të përcaktuar autorët dhe për të verifikuar nëse pas mesazheve fshihet një organizim i koordinuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër