Banorët e lagjes “Ali Ajeti” në Podujevë kanë pranuar ujë të pijshëm pas mesnate, pas ankesave që raportuan në emisionin Edicioni Special në Klan Kosova për mungesë uji për tre muaj.
Kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi, bëri të ditur se nuk ka raste të zgjebës, sipas verifikimeve të ekipit mjekësor dhe epidemiologut. Ai shtoi se për përhapjen e dezinformatave do të bëjë denoncim zyrtar.
Banorët thanë se mungesa e ujit ka vështirësuar jetesën dhe përkeqësuar gjendjen e sëmundjeve të lëkurës si psoriaza, ndërsa Bulliqi mohoi mungesën e ujit, duke njoftuar për investime të reja në gypa dhe largimin e materialeve azbest.
