DASH: Osmani partnere e përkushtuar, presim të bashkëpunojmë me Qeverinë e re të Kosovës

Nga Xh M
463 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes një komunikate është deklaruar për takimin që Sekretari i Shtetit, Marco Rubio ka zhvilluar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku kjo e fundit, vlerësohet si ‘’partnere e përkushtuar në Ballkanin Perëndimor’’.

Në komunikatën e DASH, thuhet edhe se, Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që të bashkëpunojnë me qeverinë e re të Kosovës, për të avancuar agjendën e përbashkët për paqe rajonale, stabilitet dhe prosperitet ekonomik.

”Takimi i Sekretarit Rubio me Presidenten e Kosovës Osmani: Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, u takua sot me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, një partnere e përkushtuar në Ballkanin Perëndimor. Sekretari e falënderoi Presidenten Osmani dhe popullin e Kosovës për faktin që janë anëtar themelues i Bordit të Paqes dhe për kontributin me burime në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza. Shtetet e Bashkuara presin të bashkëpunojnë me qeverinë e re të Kosovës për të avancuar agjendën tonë të përbashkët për paqe rajonale, stabilitet dhe prosperitet ekonomik”, thuhet në njoftimin e DASHI-it.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër