Shkup, 20 nëntor – Bartësi i listës për këshilltar nga Koalicioni VLEN Albi Qamili, i cili ishte edhe ndër kandidatët për këshilltar më tëvotuar në Tetovë,do të jetë zëvendësi i kryetarit Bilall Kasami. Kjo është vendosur në mbledhjen e sotme të partnerëve të koalicionit,ku njëzërit është vendosur që, Qamili të jetë zëvendësi i Bilall Kasamit. Zëvendës kryetari i komunës së Tetovës, Albi Qamili, do të jetë me ingerenca të plotë si zëvendës i Bilall Kasamit, kryetarit aktual të komunës.
Sipas informatave të televizionit Alsat, po ashtu është arritur marrëveshja edhe për formimin e këshillit të komunës së Tetovës, kreu i të cilit, pritet ti takoj Alternativës, ndërsa do të kandidohet, këshilltari Jusuf Abduli. Për këtë, janë akorduar partnerët e Koalicionit VLEN dhe VMRO.
Seanca e parë konstituive e këshillit komunal, pritet të mbahet ditën e nesërme në ora 14:00.
Ndryshe, përbërja e këshillit komunal do të jetë si vijon,
13 këshilltarë i takojnë koalicionit VLEN
12 këshilltarë i takojnë koalicionit AKI
3 këshilltarë i takojnë VMRO-së
Dhe nga një këshilltarë, ka Levica e Apasievit, Lidhja Social demokrate e Maqedonisë si dhe grupi i këshilltarëve të pa varur Më mirë për Tetovën.
