Ylli i Kosovës Albion Rrahmani e ka tundur menjëherë rrjetën në debutim për skuadrën italiane Venezia.
Rrahmani shënoi në miqësoren kundër Dolomiti Bellunesi, në të cilën Venezia fitoi me rezultat 4-2.
Pas një aksioni të shpejtë, Rrahmani me një goditje më të fortë me të djathtën realizoi për ta vulosur fitoren e Venezias (88’).
Kësisoj, Rrahmani tashmë e ka mësuar ndjenjën e golit me klubin e ri kurse muajin e ardhshëm do të provojë ta bëjë këtë në një nga ligat më të forta në botë, Serie A.
Rikujtojmë, Venezia e nis sezonin me pjesëmarrje në Kupën e Italisë ndaj Modena, ndërsa në kampionatin italian kundër Lecces.
