Aleanca për Shqiptarët konfirmon mbështetjen për Arkin Jahiji në Bërvenicë

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 14 shtator Zhurnal.mk – Këshilli Organizativ i Aleancës për Shqiptarët, në mbledhjen e mbajtur në selinë e partisë në Tetovë, konfirmoi unanimisht mbështetjen e plotë për kandidaturën e Arkin Jahiut, kandidat i AKI-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës, theksohet në komunikatën e ASh-së për media.

Nga kjo parti theksjnë se bashkimi i votes shqiptare dhe bashkëpunimi me AKI-në janë thelbësore që komuna e Bërvenicës të ketë, përfaqësim që pasqyron vullnetin e qytetarëve të saj

‘’Aleanca për Shqiptarët do të angazhojë të gjitha strukturat dhe aktivistët e saj për një rezultat fitues në Bërvenicë. Bashkimi i votës shqiptare dhe bashkëpunimi brenda AKI-së janë thelbësore që komuna të ketë përfaqësim që pasqyron vullnetin e shumicës së qytetarëve të saj’’, thonë nga ASh.

Në këtë mbledhje u diskutua edhe për përmbylljen e zgjedhjeve të brendshme në degët e mbetura, si dhe për përgatitjet drejt Kongresit të ardhshëm të Aleancës për Shqiptarët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër