Konfirmohet lajmi Zhurnalit / Ali Ahmeti do të merr pjesë në takimin e liderëve

Nga B.M
785 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 janar – Nga BDI konfirmuan se kryetari i partisë, Ali Ahmeti, nesër do të marrë pjesë në takimin e liderëve të thirrur nga kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Megjithatë, nga partia nuk zbuluan se çfarë qëndrimi do të mbajë Ahmeti në lidhje me qeverinë teknike.

Zëdhënësja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli, deklaroi se i mbetet deri nesër Ahmetit të reflektojë dhe të kumtojë cili do të jetë qëndrimi i tij zyrtar.

Ajo shtoi se vendimi përfundimtar për një heqje të mundshme të qeverisë teknike është ekskluzivisht e drejtë e presidentit të shtetit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër