Ambasada Amerikane shpreh gatishmëri për bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 12 tetor, Zhurnal.mk – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Justina Shiroka Pulën, pas zgjedhjes së saj presidente e Republikës së Kosovës.

Në një njoftim, Ambasada Amerikane ka ritheksuar përkushtimin për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në avancimin e prioriteteve të përbashkëta.

“Ambasada Amerikane mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në avancimin e prioriteteve të përbashkëta, përfshirë paqen dhe stabilitetin rajonal, si dhe prosperitetin e ndërsjellë”, thuhet në njoftim.

artikuj të ndërlidhura