Moti sot i vranët me alternime kthjellimesh paradite, pasdite shi

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 12 tetor, Zhurnal.mk – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e hënë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh, me këto të fundit kryesisht në pjesën e parë të ditës.

Vranësirat e dendura në relievet kodrinore-malore të vendit do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare, në zonat luginore dhe malore era hera-herës pritet të arrijë shpejtësi deri 14 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 14/23 Re diell
Kukës 12/20 Re diell
Lezhë 14/22 Re diell
Dibër 10/19 Re diell
Durrës 13/23 Re diell
Tiranë 14/23 Diell re shi
Elbasan 13/24 Diell re shi
Berat 12/24 Diell re shi
Vlorë 14/23 Diell re shi
Korçë 10/19 Diell re shi
Gjirokastër 13/24 Diell re shi
Sarandë 12/23 Diell re shi

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër