Ambasada e Zvicrës: Shqetësim për dhunën dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 19 tetor, Zhurnal.mk – Ambasada e Zvicrës në Shqipëri ka shprehur shqetësim për shpërthimin e fundit të dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private gjatë demonstratave në vend, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të ulin tensionet dhe t’i japin përparësi dialogut konstruktiv.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Ambasada e Zvicrës thekson rëndësinë e respektimit të së drejtës për tubim paqësor, si një element thelbësor për funksionimin e një shoqërie demokratike dhe ngre shqetësimin për shkatërrimin e pronës publike e private gjatë demonstratave në Shqipëri.

“️Zvicra është e shqetësuar për shpërthimin e fundit të dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike e private gjatë demonstratave në Shqipëri. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje, të ulin tensionet dhe t’i japin përparësi dialogut konstruktiv. E drejta për tubim paqësor është thelbësore për një shoqëri demokratike”, thuhet në reagimin e Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri.

Gjithashtu, ambasada u kërkon autoriteteve shqiptare të garantojnë dhe mbrojnë plotësisht të drejtën për tubim paqësor dhe lirinë e medias.

“U bëjmë thirrje autoriteteve që të garantojnë dhe mbrojnë plotësisht të drejtën për tubim paqësor, si dhe lirinë e medias; u bëjmë thirrje forcave të sigurisë që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”, thekson Ambasada e Zvicrës në Shqipëri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër