Ambasadori i BE-së mirëpret vendimin e Kosovës për masat e reja kufizuese ndaj Rusisë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 15 tetor, Zhurnal.mk – Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka mirëpriitur vendimin e Kosovës për t’iu bashkuar një mase shtesë kufizuese të BE-së ndaj Rusisë, në mbështetje të Ukrainës.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka mirëpriitur vendimin e Kosovës për t’iu bashkuar një mase shtesë kufizuese të BE-së ndaj Rusisë, në mbështetje të Ukrainës.

Përmes një postimi në platformën X, Schuebel ka vlerësuar se ky vendim e mban Kosovën në përputhje të plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian.

“E mirëpres vendimin e sotëm të Kosovës për t’u harmonizuar me një masë shtesë kufizuese të BE-së kundër Rusisë, në mbështetje të Ukrainës, si dhe me deklaratat e 27 vendeve anëtare të BE-së, duke ruajtur kështu harmonizimin e saj të plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së”, ka shkruar Schuebel.

Ai ka theksuar se vazhdimi i këtij harmonizimi dëshmon përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave evropiane.

“Përkushtimi i vazhdueshëm i Kosovës ndaj Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë pasqyron respektimin e saj për vlerat evropiane”, ka deklaruar ambasadori.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka miratuar sot plotësim-ndryshimet e vendimit të vitit 2022, të nxjerrë pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë, për zbatimin e vendimit të Këshillit të Bashkimit Evropian lidhur me sanksionet ndërkombëtare ndaj Rusisë.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se vendimi synon harmonizimin e mëtejshëm të Kosovës me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër