Gostivar, 26 qershor Zhurnal.mk – Mihalis Rokas, ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoinë e Veriut, sot do ta vizitojë komunën e Gostivarit. Vizita është pjesë e inciativës qëllimi i së cilës është që të sjell BE-në dhe procesin e integrimit të vendit deri te bashkësitë lokale.
“Vizita në Gostivar do të fillojë me takime midis ambasadorit Rokas, kryetarit të Komunës, Valbon Limani dhe anëtarëve të Këshillit komunal. Ata do të diskutojnë për përfitimet e anëtarësimit në BE, si dhe për ndikimin e dukshëm të projekteve të financuara nga BE-ja në jetën e përditshme të njerëzve në rajon, informojnë nga Delegacioni i BE-së në Shkup.
Gjatë vizitës, ambasadori Rokas do të takohet edhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të marrë pjesë në një diskutim të hapur me qytetarët e Gostivarit.
Programi përfshin edhe prezantimin e programin LIFE e financuar nga BE-ja dhe mundësitë për financim në fushat e mjedisit jetësor, aksionet klimatike dhe tranzicionit drejt energjisë së pastër, të mbajtur nga përfaqësues të projektit eHUB4LIFE. Prezantimi do të hapet nga kryetari i Komunës, Valbon Limani, ambasadori Rokas dhe ministri i Mjedisit dhe planifikimit hapësinor Muamet Hoxha.
