Ambasadori i Kosovës Qehaja për vizitë në Komunën e Dibrës

Nga B.M
482 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Dibër, 21 janar – Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Florian Qehaja sot ishte për vizitë në Komunën e Dibrës, me ç’rast u prit nga kryetari i komunës, Fisnik Mela, informuan nga komuna.

Në takim, siç ceket, u bë fjalë për avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, marrëdhëniet e mira mes dy shteteve, si dhe për mundësitë për bashkëpunim të ardhshëm në fusha të interesit të përbashkët për qytetarët.

Ambasadori Qehaja e uroi melën për zgjedhjen kryetar komune, duke i dëshiruar sukses në kryesimin e komunës dhe në realizimin e projekteve në itneres të qytetarëve të Dibrës.

Nga ana e tij, Mela e falënderoi për vizitën dhe për urimet, duke shprehur gatishmëri për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër