Shkup, 13 janar – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në takim lamtumirës e ka pritur ambasadoren e SHBA-së, Anxhela Prajs Ageler.
Sot u zhvillua një takim lamtumire me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Anxhela Price Ageler. Gjatë takimit, të dyja palët konfirmuan se dy vendet, si aleatë afatgjatë, kultivojnë një miqësi të fortë të bazuar në respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë.
Ambasadorja Ageler përgëzoi zgjedhjen e dy anëtareve të reja të Këshillit Gjyqësor, duke e vlerësuar këtë vendim si një hap të rëndësishëm drejt reformimit të këtij institucioni kyç të sistemit gjyqësor.
Në emër të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, u shpreh falënderim për kontributin e ambasadores në thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe në forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve.
Ageler theksoi se edhe pas largimit nga Shkupi do të vazhdojë ta mbështesë vendin, ku ka kaluar një pjesë të rëndësishme të karrierës së saj profesionale, për çka iu shprehën urime për suksese të mëtejshme në angazhimet e ardhshme profesionale.
