Ambasadorja Ageler në takim lamtumirës tek presidentja Siljanovska Davkova

Nga admin
519 e lexuar

Shkup, 13 janar – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në takim lamtumirës e ka pritur ambasadoren e SHBA-së, Anxhela Prajs Ageler.

Siç informoi Siljanovska Davkova përmes publikimit në profilin e saj në Fejsbuk, dy bashkëbisedueset kanë konfirmuar se dy vendet, si aleatë shumëvjeçarë, kultivojnë miqësi të fuqishme, e cila bazohet në respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë.

“Ambasadorja Ageler më uroi për zgjedhjen e dy anëtarëve të Këshillit gjyqësor, duke e vlerësuar zgjedhjen si hap të rëndësishëm ndaj reformimit të këtij trupi të rëndësishëm gjyqësor. Në emër të qytetarëve tanë iu falënderova ambasadores për kontributin e saj në thellimin e bashkëpunimit dhe përforcimin e partneritetit strategjik”, ka shkruar Siljanovska Davkova.

Siç thuhet në publikimin e presidentes, Ageler ka theksuar se edhe pas largimit nga Shkupi, do të vazhdojë ta ndihmojë vendin, ku ka kaluar një pjesë të konsiderueshme të karrierës.

“Ajo theksoi se, edhe pas largimit nga Shkupi, do të vazhdojë ta ndihmojë vendin, ku ka kaluar një pjesë të konsiderueshme të karrierës, për çka iu falënderova, duke i dëshiruar suksese të mëtejshme profesionale”, ka shkruar Siljanovska – Davkova. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër