Andonovski: Maqedonia po fiton qendrën e parë për inteligjencë artificiale

Nga D. V.
976 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 qershor, Zhurnal.mk – Stefan Andonovski, Ministri i Transformimit Dixhital, njoftoi se Maqedonia po merr qendrën e parë të inteligjencës artificiale “Vezilka”, e cila do të promovohet javën e ardhshme.

Qendra do të luajë një rol kyç në zhvillimin e një modeli gjuhësor maqedonase dhe në krijimin e një baze dixhitale vendase që do të mundësojë që gjuha, kultura dhe identiteti maqedonas të përfaqësohen në mënyrë adekuate në teknologjitë moderne.

“Vezilka” është një projekt që synon dixhitalizimin e korpusit të gjuhës maqedonase dhe zhvillimin e një modeli gjuhësor në shkallë të gjerë që mund të përdoret nga institucionet, akademia, kompanitë dhe qytetarët. Qëllimi është të zvogëlohet varësia nga mjetet e huaja që shpesh nuk e njohin me saktësi kontekstin gjuhësor, historik dhe kulturor maqedonas”, tha Andonosvski në “Telma”.

Andonovski theksoi se ky projekt po hedh themelet për krijimin e zgjidhjeve vendase bazuar në inteligjencën artificiale, të cilat do t’i shërbejnë interesit publik, arsimit, shkencës, energjisë, ekonomisë dhe transformimit dixhital të vendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër