Shkup, 18 janar – Ministri i Transformimit Dixhital Stefan Andonovski për Radion Evropa e Lirë, ka pohuar se çertifikatat e lindjes, ato të vdekjes, por edhe disa shërbime të tjera po testohen mundësia që të njëjtat të lëshohen në mënyrë elektronike, të cilat deri më tani, megjithëse dorëzoheshin në internet, mund të merreshin vetëm në sportel.
Andonovski poashtu thekësoi se nga 1 janari, Maqedonia e Veriut filloi zbatimin e Ligjit për Sigurinë Kibernetike, i cili është i pari i këtij lloji në vend.
“Jemi në fazën e ndryshimeve për katër shërbimet të cilat I ofron Drejtoria per udheheqjen e Librave amë, pra bëhet fjalë për çertifikatat e lindjes, çertifikatat e vdekjes, ato martesore dhe çertfikata për statusin martesor të lirë, të gjitha këto në një afat shumë të shkurtë, dhe jemi në fazën e testimit do të dërgohen tek portali nacional për shërbime, dhe secila prej tyre mund të merret në mënyrë elektronike, por mund të zgjedhin qytetarët se a duan ta marrin edhe përmes postës, apo vet personalisht ta tërheq”, deklaroi ministri i Transformimit Dixhital Stefan Andonovski.
Andonovski poashtu thekësoi se kjo Ministri tanimë disa shërbime i kanë dhënë në mënyrë elektronike, dhe këto kanë qenë vetëm disa nga fazat testuese me qëllim që qytetarët të ecin ngadal në drejtim të digjitalizimit.
“Disa shërbime për qytetarët jepen vetëm në formatin elektronik,me qëllim që popullata ngadal të lëviz në drejtim të digjitalizimit dhe ta pranon atë si diçka e re dhe lehtësuese për ta. Këtë fillimishtë e testuam me dhënien e vauçerëve për blerjen e komjuterëve, llap top për studentët, ku aplikimi ka qenë vetëm në mënyrë elektronike, por edhe vauçeri lëshoheshte në mënyrë elektornike. Por këtë nuk kemi dashtë ta bëjm për të githë qytetarët për njëher, sepse edhe vet shteti nuk është i përgatitur për të gjitha këto ndryshime. Por nuk duhet të harojmë edhe atë se kemin një shtres e popullsisë të cilat nuk kanë qasje në këto paisje, apo edhe nuk dinë, prandaj nuk është mirë që të gjitha shërbimet të ofrohen përnjëher”, theksoi Andonovski.
Ministri theksoi se Ministria e Transformimit Dixhital mbetet e përkushtuar ndaj dixhitalizimit të vërtetë, të matshëm në terren, shërbimeve që përfundohen vërtet elektronikisht, me standarde të qarta dhe mbrojtje të shtuar të institucioneve dhe qytetarëve në hapësirën dixhitale.
