Filloi rrënimi i Tregut të Grave në Tetovë, do të ndërtohet parking

Nga B.M
560 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 18 janar – Në Tetovë kanë filluar punimet për prishjen e Tregut të Grave, aty planifikohet në ndërtohet parking.

Ky aksion vjen pak javë pasi tregtarët protestuan para Myftinisë së Tetovës, pasi kjo e fundit u kishte dërguar njoftim që t’i lirojnë këto hapsira që janë në pronësi të saj.

Tregtarët u shprehën të revoltuar pasi siç thanë mbi 30 vite shesin në këto hapsira dhe me të ardhurat mbajnë familje.

Sipas tyre, edhe afati i dhënë ishte shumë i shkurtër, siç theksuan nuk mund t’i shesin mallrat për kaq shpejtë.

Myftiu i Tetovës Selver Xhemaili, pas takimit me shitësit, theksoi se ata do të kenë kohë që deri në gusht të vitit të ardhshëm ta shfrytëzojnë vendin.

Ndryshe, në Tetovë në hapsirën e njohur si ‘Tregu i Grave’ çdo të enjte kur është ditë tregu vijnë tregtarë nga i gjithë vendi dhe shesin produktet e tyre.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër