Shkup, 23 Prill, Zhurnal.mk – Me rastin e Ditës së Planetit Tokë, tre anëtarë të VLEN sot kanë mbjellur pemë, në komunën e Çair-it/
Ministri i Ambientit Muhamet Hoxha dhe ai Shëndetësisë Azir Aliu së pari ishin në oborrin e Spitalit Gjinekologjik-Obstetrik në Çair.
« … këtë mëngjes mbollëm pemë në nder të të gjithë jetëve të reja që u lindën sot. Së bashku me kolegun Azir Aliu, dërguam një mesazh simbolik se çdo jetë e re vjen në këtë botë me të drejtën për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm,” tha Hoxha përmes Facebook.
« Si Ministri, mbetemi të përkushtuar ndaj zgjidhjeve sistematike për një kthesë të gjelbër, por ndryshimi themelor vjen me mobilizimin e gjithë shoqërisë. Nuk kemi planet rezervë. Kjo është e vetmja shtëpia e jona, » shtoi ai.
Më pastaj që të dy ministrat ishin në kopshtin Fidani së bashku me Kryetarin e Komunës, Izet Mexhiti, për të mbjellur edhe aty disa pemë.
