Angelina Jolie dhe Zahara tërheqin vëmendjen në premierën e “Without Blood”

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Angelina Jolie u shfaq në New York së bashku me vajzën e saj, Zahara, në shfaqjen e filmit “Without Blood”, vetëm pak ditë pasi djali i saj Maddox hoqi ligjërisht mbiemrin Pitt.

51-vjeçarja tërhoqi vëmendjen me një kostum të zi elegant, të kombinuar me sytjena të artë dhe taka të zeza.

Zahara, 21 vjeçe, u shfaq me një fustan elegant me jakë të rrumbullakët dhe pjesë të hapur në shpinë. Të dyja u panë duke ecur së bashku dhe duke përshëndetur fansat, shkruan DailyMail.

Filmi “Without Blood”, me regji të Jolie dhe me protagonistë Salma Hayek e Demian Bichir, do të publikohet më 18 shtator. Historia trajton temat e traumës, kujtesës, familjes, luftës dhe hakmarrjes.

Ndërkohë, një zhvillim i rëndësishëm ka ndodhur në familje. Një gjykatës në Los Angeles miratoi ndryshimin ligjor të emrit të Maddox, 25 vjeç, nga Maddox Chivan Jolie-Pitt në Maddox Chivan Jolie. Ai e ndoqi këtë hap pasi edhe motra e tij Shiloh kishte hequr më herët mbiemrin Pitt.

Edhe Zahara dhe binjakët Vivienne e Knox kanë ndaluar përdorimin e mbiemrit Pitt, ndërsa ndryshimet e tyre ligjore pritet të ndiqen përmes procedurave përkatëse. Zahara ka një seancë për ndryshimin e emrit më 28 shtator.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër