Angelov: E humbëm kontrollin mbi zjarrin në Çiçino

Nga D V
624 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 gusht, Zhurnal.mk – Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se deri në orën 13:00 janë regjistruar 11 zjarre në hapësirë të hapur. Prej tyre, gjashtë ende janë aktive, një është nën kontroll, ndërsa katër janë shuar. Aktivë janë zjarret në Studeniçan, Zelenikovë, Gostivar, Çashkë, Probishtip, Gradsko dhe Kërçovë. Në Kërçovë, zjarri në Tajmishtë është nën kontroll, ndërsa katër zjarre janë shuar në Saraj, Gostivar, Kumanovë dhe Berovë. QMK vazhdon ta ndjekë situatën në terren. Nga ana tjetër, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim njoftoi për zjarrin në Çiçino, i cili momentalisht është jashtë kontrollit.

„Zjarri që shpërtheu në territorin ndërmjet fshatrave Gorno Çiçino dhe Dolno Çiçino u përhap. Për fat të keq, tani e humbëm kontrollin mbi të. Bëhet fjalë për terren me bar të thatë, që ka përfshirë sipërfaqe të madhe. Zjarri është drejtuar kah kreshta, ndërsa zjarrfikësit po luftojnë ta mbajnë nën kontroll. Tani po përpiqen të mbrojnë pemishtet dhe objektet përreth, por këtu do të ketë një betejë të gjatë dhe të vështirë, ndoshta disa ditore. Menjëherë u kërkua ndihmë – traktorë shtetërorë, helikopter nga MPB, por as kjo nuk është e mjaftueshme. Tani janë dërguar edhe katër automjete të specializuara kundër zjarreve, Pinzgauer“, deklaroi Angelov.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër