Shkëmbimi i të dhënave nga sigurimi pensional dhe invalidor ndërmjet Maqedonisë dhe Italisë duhet të përmirësohet dhe modernizohet

Nga D V
577 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 gusht, Zhurnal.mk – Drejtori i Fondit të PIO‑s, Nikola Memov, sot realizoi takim me Aleksandar Pojrazov, kryetar i Bashkimit të Shoqatave të Maqedonasve në Itali, nga Piacenza, dhe me drejtorin e Agjencisë për Diasporën të Republikës së Maqedonisë, Goran Angelov.

Në takim u bisedua për problemet me të cilat përballen qytetarët maqedonas në realizimin e të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor në Republikën e Italisë dhe në Maqedoni, si dhe për mënyrat për tejkalimin e tyre.

Kryetari i Bashkimit, Pojrazov, tha se një numër i madh i të siguruarve kanë problem për shkak se shkëmbimi i të dhënave zhvillohet ngadalë, me postë, pritet me muaj, dhe ndodh që të mos arrijnë fare në adresën e caktuar. Gjithashtu, Pojrazov shtoi se ka vështirësi edhe në dorëzimin e vërtetimeve për jetë dhe për konfirmimin e stazhit të të siguruarve në të dyja shtetet.

„Fondi është i hapur për bashkëpunim dhe ndërmarrje të aktiviteteve për përmirësimin e komunikimit në shkëmbimin e të dhënave nga kjo fushë ndërmjet Maqedonisë dhe Italisë, me qëllim realizim më të mirë të të drejtave të të siguruarve, gjë që është në interes të të dyja shteteve“, theksoi drejtori i Fondit të PIO‑s, Nikola Memov.

Ai tha se shërbimet në Fond do të shqyrtojnë të gjitha mundësitë ligjore për të gjetur zgjidhje për problemin me shkëmbimin e të dhënave.

Sipas drejtorit Memov, mënyra më e mirë për këtë është nënshkrimi i Marrëveshjes për shkëmbim elektronik të të dhënave me Fondin për sigurim pensional dhe social të Republikës së Italisë në periudhën e ardhshme.

Drejtori i Agjencisë për Diasporën, Goran Angelov, tha se do të ndihmojnë në realizimin e bashkëpunimit dhe kontakteve të drejtpërdrejta me diasporën dhe institucionet kompetente në Itali. Në këto kuadër do të dakordohen vizita te mërgimtarët maqedonas në Itali, numri i të cilëve është mbi 150 mijë qytetarë.

Vizitat do të realizohen deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm, 2027.

Fondi i PIO‑s së Maqedonisë ka të nënshkruar marrëveshje bilaterale me organizatat e sigurimit social të Republikës së Austrisë, si dhe marrëveshje me fondet dhe institucionet e sigurimit pensional dhe invalidor të ish‑republikave jugosllave.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër