Ankaraja i përcjell protestë të dërguarit iranian për municionin balistik të lëshuar nga Irani

Nga Xh M
473 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Turqia i ka përcjellë shqetësimin e saj të dërguarit iranian, i cili u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme, lidhur me një municion balistik të lëshuar nga Irani dhe të drejtuar drejt hapësirës ajrore turke, transmeton Anadolu.

Sipas burimeve diplomatike, ambasadori Mohammad Hassan Habibollahzadeh u informua për shqetësimin dhe protestën e fortë të Turqisë lidhur me incidentin.

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, gjithashtu i përcolli shqetësimin e Ankarasë homologut të tij iranian, Abbas Araghchi, në lidhje me incidentin.

Duke folur në telefon, sipas burimeve nga ministria turke, Fidan i tha homologut të tij iranian se duhet të shmanget çdo hap që mund të çojë në përshkallëzimin e konfliktit.

Më herët, Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare tha se municioni balistik i lëshuar sot nga Irani dhe i drejtuar drejt hapësirës ajrore turke u interceptua dhe u neutralizua nga njësitë e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s në Mesdheun Lindor.

Ministria tha se projektili, i zbuluar pasi kishte kaluar përmes Irakut dhe Sirisë, u neutralizua me sukses nga mbrojtja ajrore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër