Anketa e re/ Vlen më përpara se BDI, VMRO lë shumë mbrapa LSDM-në

Nga Xh M
417 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 mars – Portali MKD.mk dhe agjencia Market Vision publikuan sot një sondazh lidhur me rejtingun e partive politike dhe liderëve të tyre në Maqedoninë e Veriut.

Sipas këtij sondazhi të zhvilluar nga data 2 deri më 18 mars, ja si qëndron rejtingu i partive në pyetjen se cilën do e votoni nëse do ketë zgjedhje:

• VMRO-DPMNE kryeson me 24%
• VLEN me 5.1%
• LSDM me 4.9%
• BDI me 4.8%
• E majta 3.1%
• ZNAM 2.1%

Në pyetjen se cilit lider politik qytetarët i besojnë më shumë, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, prin me 25.2%. Ndërsa, 41.3% e të anketuarve nuk i besojnë asnjërit prej liderëve.
• Hristijan Mickoski – 25.2%
• Ali Ahmeti – 5.6%
• Dimitar Apasiev – 4.2%
• Izet Mexhiti – 3.9%
• Venko Filipçe – 3.6%
• Maksim Dimitrievski – 3.0%
• Bilall Kasami – 2.0%
• Arben Taravari – 0.6%
• Bekim Sali – 0.4%
Sondazhi u zhvillua me një mostër prej 1200 respondentësh, me metodën CATI.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër