Apeli i GJKKO lë në fuqi masën “arrest me burg” për Erion Veliajn

Nga D. V.
420 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për masën “arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Vendimi u mor sot me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Nertina Kosova.

Veliaj kërkoi zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest me burg” me një masë sigurimi më të butë si “Garancia pasurore” ose “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Kërkesa për ndryshimin e masës erdhi pas përfundimit të hetimit ndaj Veliajt dhe dërgimit të dosjes në gjykatë. Sipas SPAK, ndaj Veliajt rendojnë 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg. Po ashtu për gjykim është dërguar edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa.

Veliaj ndodhet në qeli prej më shumë se një viti. Ai u arrestua më 10 shkurt të vitit 2025.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër