Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, prijnë nga Gjermania e Zvicra

Nga Xh M
1,036 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 17 maj Zhurnal.mk – Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 6 maj dhe do të përfundojë, sot, më 17 maj 2026.

Në bazë të të dhënave, “nga fillimi i këtij procesi dhe deri më tani (e diel, 17 maj 2026, ora 10:00, përmes platformës elektronike http://diapsora.kqz-ks.org janë pranuar 117,246 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 99,498, ndërsa 7,621 të tjera janë refuzuar dhe 10,059 janë në pritje për shqyrtim”, konfirmoi Elezi.

“Nga 99,498 aplikime të aprovuara, 22,955 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 2,590 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 73,953 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës”, tha ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër