Në Shkup nesër protestë studentore për provimin e jurisprudencës në shqip

Nga B.M
1,700 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 maj, Zhurnal.mk – Studentët shqiptarë në Shkup kanë paralajmëruar protestë të re që do të mbahet nesër, më 18 maj 2026, në orën 16:30, para Urës së Gurit, duke kërkuar që provimi i jurisprudencës të mundësohet në gjuhën shqipe.

Protesta organizohet me moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një zë”, ndërsa mesazhi kryesor është mbrojtja e të drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet profesionale.

Kjo protestë vjen në vazhdën e disa reagimeve dhe tubimeve të mëparshme të studentëve, të cilët prej kohësh kërkojnë zgjidhje institucionale për mundësimin e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Në protestat e mëparshme, ata kanë ngritur shqetësimin për mungesën e barazisë gjuhësore në proceset e kualifikimit profesional dhe kanë kërkuar nga institucionet përgjigje konkrete.

Studentët theksojnë se pavarësisht protestave të deritanishme, kërkesat e tyre nuk janë adresuar plotësisht, ndaj vijojnë me organizimin e tubimeve të reja për të rritur presionin publik dhe institucional.

Sipas njoftimit, protesta e nesërme do të zhvillohet në mënyrë paqësore, me thirrje për dialog dhe zgjidhje të qëndrueshme të çështjes nga institucionet përgjegjëse.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër