Shkup, 3 shtator – Arben Fetai dënoi ashpër tentimin për frikësim të gazetarit Naser Selmani, i cili bëri publik rastin përmes rrjeteve sociale.
Ai thekson se për ne, liria e shprehjes dhe mediat janë të shenjta dhe do t’i mbrojmë me përkushtim, edhe kur nuk pajtohemi me qëndrimet e tyre.
Fetai u bën thirrje organeve kompetente të zbardhin raste të tilla sa më shpejt që është e mundur, për të siguruar sigurinë dhe drejtësinë në fushën e medias.