Shkup, 1 shtator, Zhurnal.mk – Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar nxënësit me fillimit e vitit të ri shkollor.
“Në emrin tim personal dhe në emër të Aleancës për Shqiptarët shpreh urimet më të përzemërta për fillimin e vitit të ri shkollor 2026/27 për të gjithë nxënësit, fëmijët tanë të dashur dhe mësimdhënësit. Me rastin e fillimit të këtij viti shkollor uroj që në radhë të parë të gëzoni shëndet të plotë, të keni energji, motivim e frymëzim në nxënien e dijes”, ka shkruar Taravari,
Ai tutje uron që fëmijët të bëhen të dobishëm për familjen e shoqërinë.
“Zoti i’u bëftë të dobishëm për familjet tuaja dhe shoqërinë në përgjithësi. Mirënjohje dhe falenderime të përzemërta për të gjithë mësueset dhe mësuesit tanë të nderuar, të cilët me përkushtim, durim e dashuri të pashtershme, ndërtojnë çdo ditë të ardhmen e nxënësve tanë. Qoftë ky një vit i mbarë dhe i suksesshëm për të gjithë. Me respekt të veçantë Arben Taravari Kryetar i Aleancës për Shqiptarët”, ka përfunduar Taravari.
