“Arena M Premium – Ashmaav”, dilema mbi statusin ligjor dhe zbatimin e rregullave mediatike

Nga Xh M
704 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 korrik Zhurnal.mk – Për të dytën ditë me radhë, heshtje nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAAV – AAVMU) ndaj pyetjes së fundit në serinë e pyetjeve të Televizionit publik të Maqedonisë: A mundet Agjencia, duke respektuar interesin publik, të na vërë në dispozicion dokumentacionin për ritransmetimin e programit të Arena M Premium?

Në pritje të dokumenteve dhe përgjigjeve nga Agjencia, e cila pretendon se kanalet Arena M Premium janë të regjistruara në Serbi – gjë që, sipas verifikimeve të Shërbimit Publik, rezulton të mos jetë e saktë – analiza e Shërbimit Publik mbi funksionimin e këtyre kanaleve ka hapur edhe shumë pyetje dhe dilema të tjera.

Sipas qëndrimit të ASHMAAV-së, tre serviset (shërbimet) programore “Arena M Premium” ritransmetohen nga operatorët në Maqedoni si kanale të huaja, ndaj të cilave organi ynë rregullator nuk ka juridiksion. Megjithatë, sipas nenit 46, paragrafi 3 të Ligjit për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audiovizuele, ndër kushtet mbi bazën e të cilave Agjencia ka juridiksion mbi një medium është kur:

“Një pjesë e konsiderueshme e fuqisë punëtore të angazhuar në aktivitetet që lidhen me aspektet programore të shërbimit mediatik audio dhe audiovizual nuk ndodhet as në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe as në një shtet anëtar të Bashkimit Evropian, por ofruesi i shërbimit mediatik audio dhe audiovizual fillimisht e ka nisur veprimtarinë e tij në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në përputhje me legjislacionin e saj, me kusht që të mbajë një lidhje të qëndrueshme dhe efektive me ekonominë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.”

Në rastin e kanaleve sportive, kjo lidhje efektive me ekonominë e Republikës së Maqedonisë së Veriut shihet përmes numrit të madh të reklamave vendore të transmetuara gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit, si dhe përmes stafit që realizonte transmetimet.

Prandaj shtrohet pyetja: Pse tre kanalet “Arena M Premium”, nuk janë të regjistruara si kanale kombëtare vendore, nën juridiksionin e ASHMAAV-së?

Njëkohësisht, Agjencia duhet t’i përgjigjet edhe pyetjes se cili është saktësisht pragu kur një kanal i huaj, me prodhim programor të lokalizuar, e kalon kufirin ligjor dhe bëhet një transmetues vendas i paregjistruar.

Në të kundërtën, sipas së njëjtës logjikë, edhe kanale të tjera mund të kenë selinë në një shtet tjetër, të dërgojnë sinjalin nga jashtë, të kenë të gjithë fuqinë punëtore në Maqedoni dhe të transmetojnë reklama vendore.

Kjo ngre pyetjen nëse në Maqedoni do të ekzistojnë fare kanale vendore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër