Prishtinë, 23 korrik Zhurnal.mk – Në Prishtinë, është hapur ekspozita udhëtuese “Mbrojtja nga Zjarri në natyrë Përmes Fotografisë Tuaj”.
Ekspozita është pjesë e projektit Menaxhimi i Zjarreve në natyrë në Ballkanin Perëndimor – e zbatuar nga Farmachem dhe e mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim .
U prezantohen njëzet fotografi të përzgjedhura përmes konkursit publik. Ato dëshmojnë pasojat shkatërruese të zjarreve dhe nevojën urgjente për parandalim. Çdo imazh bart një mesazh të fuqishëm – nga fushat dhe malet e shkatërruara deri te përpjekjet e palodhshme të zjarrfikësve dhe komuniteteve që luftojnë me flakët.
Këto fotografi janë dëshmi e gjallë se një zjarr mund të ndryshojë gjithçka. Punimet erdhën nga i gjithë Ballkani Perëndimor. Ekspozita në Prishtinë do të jetë e hapur për të gjithë vizitorët deri më 2 Gusht! Një zjarr ndryshon gjithçka. Të mbrojmë Ballkanin Perëndimor nga zjarret në natyrë.
