Arlind Murtezani, këshilltar i LSH në Tetovë: Në Tetovën me 90% shqiptar janë rikthyer emrat jugosllav e komunist, të cilët nuk i përdor më as Sërbia

Nga Xh M
807 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 22 qershor Zhurnal.mk – Këshilltari i Lëvizjes Shqiptare në Këshillin e Komunës së Tetovës, Arlind Murtezani, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë si vazhdim të një serie vendimesh skandaloze që, sipas tij, dëmtojnë të drejtat e shqiptarëve dhe cenojnë barazinë mes qytetarëve në vend.

Murtezani theksoi se ky vendim vjen pas shfuqizimit të Ligjit të Balancuesit dhe tentimeve për abrogimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, duke shtuar se bëhet fjalë për një koordinim të qartë mes Gjykatës Kushtetuese dhe qeverisë aktuale.

“Ky është rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Gjykatës Kushtetuese dhe qeverisë aktuale, pasi të gjitha këto çështje kanë qenë të promovuara në platformën e VMRO-DPMNE-së nën moton ‘Maqedonia përsëri e jotja’”, deklaroi Murtezani.

Ai vlerësoi se vendime të tilla jo vetëm që nuk kontribuojnë në forcimin e shtetit të së drejtës, por përkundrazi thellojnë ndasitë ndëretnike dhe minojnë besimin mes komuniteteve.

Sipas Murtezanit, shqetësues mbetet edhe fakti që në Tetovën me shumicë absolute shqiptare po rikthehen emra jugosllavë dhe komunistë, të cilët, siç tha ai, nuk përdoren më as në Serbi.

Në fund, ai apeloi që të ndalet, siç e quajti, degradimi institucional dhe politik që prek drejtpërdrejt të drejtat kolektive të shqiptarëve dhe karakterin multietnik të shtetit.

VIDEO: https://www.facebook.com/share/v/199Qcxqct5/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër