Arlinda Kadri-Shahinoviq dhe Suzana Joshevska-Anastasovska zyrtarisht anëtare të Këshillit Gjyqësor, bëhet betimi solemn në Kuvend

Nga admin
673 e lexuar

Shkup, 15 janar – Arlinda Kadri-Shahinoviq dhe Suzana Joshevska-Anastasovska zyrtarisht anëtare të Këshillit Gjyqësor, bëhet betimi solemn në Kuvend
Anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Suzana Joshevska-Anastasovska dhe Arlinda Kadri-Shahinoviq, sot në Kuvend realizuan betimin solemne para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.

Avokatja Suzana Joshevska-Anastasovska, së bashku me profesoreshën Arlinda Kadri-Shahinoviq, përpara dy ditësh në Kuvend u zgjodhën si anëtare të Këshillit Gjyqësor me propozim të presidentes Gordana Siljanovska-Davkova.

Këshilli Gjyqësor përbëhet nga 15 anëtarë, prej të cilëve tetë zgjidhen nga radhët e gjyqtarëve, tre zgjidhen nga Kuvendi dhe dy anëtarë janë me propozim të presidentit të shtetit. Anëtarë, pa të drejtë vote, janë gjithashtu kryetari i Gjykatës Supreme dhe ministri i drejtësisë.

Mandati i anëtarëve të zgjedhur zgjat gjashtë vjet me të drejtë një rizgjedhjeje, ndërsa kryetarit të Gjykatës Supreme dhe ministrit të drejtësisë, me përfundimin e funksionit të tyre, i përfundon edhe mandati në Këshill.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër