Sherri familjar kulminon në incident të rëndë, 35-vjeçari sulmon vëllanë e tij me thikë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 nëntor, Zhurnal.mk – Një burrë 35-vjeçar është arrestuar në një fshat të Gostivarit pasi, pas një sherr familjar, sipas denoncimit, me një objekt të mprehtë sulmoi vëllanë e tij.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se rasti është denoncuar më 15 nëntor 2026. Të njëjtën ditë, në orën 18:10, oficerë policie nga Njësia Policore e Çegranit e kanë privuar nga liria A. N. (35).

Sipas denoncimit, incidenti ka ndodhur në oborrin e shtëpisë familjare, ku pas sherrit ka ardhur deri te sulmi ndaj vëllait të tij.

Nga MPB theksojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit do të paraqitet denoncimi përkatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër