Arrestohet 29-vjeçari në Zhelinë, në veturë iu gjetën dru pa dokumentacion

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 tetor, Zhurnal.mk – Një 29-vjeçar nga fshati Strimnicë është privuar nga liria të hënën në mbrëmje në fshatin Zhelinë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin pa patentë shoferi.

Sipas informacioneve policore, gjatë kontrollit të automjetit të tipit „Volkswagen Golf“, me targa të Shkupit, në bagazh janë gjetur dru për ngrohje pa dokumentacion përkatës, si dhe një sharrë motorike.

Policia ka sekuestruar automjetin dhe drutë, ndërsa pas përfundimit të dokumentimit të rastit, ndaj 29-vjeçarit do të vijojë kallëzimi përkatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër