Arrestohet 34 vjeçari nga Strimnica e Tetovës, kërcënoi me mjetë të mprehtë kreun e komunës së Zhelinës

Nga B.M
966 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 3 janar – Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë njofton se policia ka privuar nga liria 34 vjeçarin F.B. i cili paraprakisht në ambientet e komunës së Zhelinës ka kërcënuar me një mjetë të mprehtë kreun e kësaj Komune. Policia punon në zbardhjen e plotë të rastit.

“Më 02.01.2026 në ora 17:45 në fshatin Strimnicë të Tetovës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Grupçinit kanë privuar nga liria F.B. (34) nga ky fshat, duke vepruar sipas një raportimi paraprak se rreth orës 10:00 në ambientet e komunës së Zhelinës, me një mjet të mprehtë ka kërcënuar B.S. (40) nga fshati Kopançindoll, kryetar i komunës së Zhelinës. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftim e SPB-Tetovë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër