Arrestohet personi që plaçkiti 2 filiale të kredive të shpejta

nga D. V.

MPB Maqedoni njofton se dje (26.10.2025) në Shkup, oficerët e policisë nga SPB Shkup arrestuan B.A. (25) nga Shkupi.

Ai dyshohet se ka kryer grabitje në dy degë të kompanive financiare në zonën e Qendrës dhe Bit Pazarit më 15.08 dhe 18.08.2025, përkatësisht ka marrë para duke kërcënuar me armë.

“Personi është ndaluar në stacionin policor dhe gjatë një interviste zyrtare ka pranuar krimet. Në koordinim me një prokuror publik, kundër tij është ngritur kallëzim penal me procedurë urgjente, dhe një gjykatës në procedurë paraprake ka urdhëruar paraburgimin prej 30 ditësh”, thonë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More