Arsyetimi i Trupit Gjykues për shtyerjen e vendimit për ish-krerët e UÇK-së: Shumë prova, procesi komplek

Nga D. V.
544 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 02 korrik, Zhurnal.mk – Trupi Gjykues i Gjykatës Speciale e ka caktuar më 16 shtator në orën 10:00, datën e shpalljes së aktgjykimit në çështjen gjyqësore ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Specialja në një njoftim mbrëmë përcolli arsyetimin e Trupi Gjykues për shtyerjen përfundimtare të këtij vendimi, për shpalljen e të cilit fillimisht pati afat deri më 19 maj, e më pas, duke u thirrur në kompleksitetin e rastit, ai u shty deri më 20 korrik.

Specialja tha se Trupi Gjykues e ka zgjatur kohën e nevojshme për përfundimin e kuvendimeve. U tha se kjo u bë në përputhje me rregulloren e gjykatës, për shkak të vëllimit të madh të provave të administruara dhe kompleksitetit të procesit gjyqësor.

“Në urdhrin për caktimin e datës, Trupi Gjykues shpjegoi se koha e nevojshme për kuvendimet ishte zgjatur në përputhje me Rregulloren, për shkak të vëllimit të madh të provave të marra dhe kompleksitetit të procesit gjyqësor, dhe se kjo zgjatje përligjej nga nevoja për të bërë një vlerësim të arsyetuar, tërësor dhe të drejtë të dokumentacionit të çështjes”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër